Data Processing Agreement (DPA) · GDPR Art. 28
Kjo marrëveshje lidhet automatikisht ndërmjet iVoip SHPK (Procesues) dhe çdo agjensie të regjistruar (Kontrollues) në çastin e krijimit të llogarisë.
ImoFlow proceson të dhënat personale të klientëve të Agjencisë vetëm dhe ekskluzivisht për ofrimin e shërbimeve CRM/SaaS të kontraktuara. Asnjë procesim tjetër nuk lejohet pa udhëzim të shprehur.
| Kategoria | Subjektet |
|---|---|
| Emri, email, telefon | Klientët e Agjencisë |
| Interesat e pronave, buxhetet | Klientët e Agjencisë |
| Shënimet e agjentëve | Klientët + Agjentët |
| Dokumentet e nënshkruara | Klientët e Agjencisë |
| Nënprocesues | Vendi | Qëllimi |
|---|---|---|
| Stripe Inc. | SHBA (SCCs) | Procesimi i pagesave |
| Anthropic PBC | SHBA (SCCs) | Asistent AI (vetëm konteksti i bisedës) |
| Hetzner Online GmbH | Gjermani (EU) | Infrastruktura cloud |
Ndryshimet e nënprocesuesve njoftohen 30 ditë paraprakisht.
Transfertat drejt SHBA (Stripe, Anthropic) bëhen sipas Klauzollave Standarde Kontraktuale (SCCs) të miratuara nga Komisioni Europian.
ImoFlow njofton Agjencinë brenda 72 orëve nga zbulimi i çdo shkeljeje të sigurisë që prek të dhënat e saj.
Kjo DPA hyn në fuqi automatikisht në çastin e regjistrimit dhe mbetet aktive gjatë gjithë marrëdhënies kontraktuale.